Nga zero kontaktet me Donald Veshajn e deri te kunji për Fifin, rrëfehet Granit Cana

25 August 2022, 19:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga zero kontaktet me Donald Veshajn e deri te kunji për Fifin,
Nga zero kontaktet me Donald Veshajn e deri te kunji për Fifin, rrëfehet Granit Cana

Ish-banori i BBV, Granit Cana u komentua shumë pas fotove që i dolën së bashku me një vajzë misterioze në momente pasionante.

Por së fundmi Graniti i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ku dikush e ka pyetur nëse është në një lidhje dashurie.

“Shh jo po beqar si loti”- shkruan ai, duke dhënë një përgjigje të paqartë, por për Fifin ishte i qartë.

Nga zero kontaktet me Donald Veshajn e deri te kunji për Fifin,

Ai ka hedhur edhe një kunj për Fifin.

Nga zero kontaktet me Donald Veshajn e deri te kunji për Fifin,

I pyetur se përse nuk e ka ftuar Fifin në lokalin e tij, ai theksoi se “është përkujdesur të ftojë gjithmonë artistë që janë on top”.

Jo vetëm kaq. por ai tha edhe diçka lidhur me Donald Veshajn. Si është marrëdhënia me aktorin e humorit?

Nga zero kontaktet me Donald Veshajn e deri te kunji për Fifin,

“Njësoj siç i ka me Ilirin. Pak shaka, nuk kemi kontakte, nuk jemi parë pas ‘Big Brother VIP”- shkroi Graniti.

Po marrëdhënien me Arbana Osmanin si e ka? “Bana është nona. Akoma në ëndërr më del kur më thërriste në dhomën e rrëfimit”– tha ai.

Nga zero kontaktet me Donald Veshajn e deri te kunji për Fifin,

Fifi dhe Graniti, dy nga personazhet më të simpatizuar brenda “Big Brother Vip”, të cilët me sjelljen e tyre kundrejt njëri-tjetrit, herë na bënin që t’i admironim e herë të përfundonim duke thënë që është gjithçka vetëm një lojë.

Por pasi modeli preferoi që të kishte vetëm një raport shoqëror me këngëtaren, kjo e fundit po shijon romancën me të dashurin e saj Adis Patushin.

Raporti i tyre në BBV u rikthye sërish në vëmendje nga motra e ish-banorit, Genta Cana.

“Kam dashur ta shikoj, duke e njohur edhe çfarë tipi është, e don skena e duan edhe gjëra të tjera…E donte, e donte, më duket se e donte, por ndoshta edhe nuk e ka dashtë se mandej u krijuan disa pikëpyetje”, tha mes të tjerash Genta, duke mos dashur shumë të ndalej tek kjo pjesë.



Video