Disa ditë më parë, moderatorja Ori Nebijaj ishte e ftuar në show-n “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo u ndal edhe te programi “Pushime On Top”, të cilën e prezanton së bashku me Flori Gjinin prej vitesh.
Mirëpo, Ori theksoi se Flori ende nuk ia ka konfirmuar bashkëprezantimin në këtë sezon të pestë të programit.
“Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë”,theksoi Ori.
“Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”, iu kthye Donaldi menjëherë.
Pas kësaj batute, Flori ka reaguar së fundmi përmes një videoje, ku ka “thumbuar” Donaldin. Jo vetëm kaq por ai i ka thënë “Po” Orit.
”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, ka thënë Flori.

Përveç fjalëve, ai thumbon Donaldin edhe me gjestin që bën identik si Bora Zemani.

Mirëpo nuk ka munguar as thumbi nga ana e Einxhel. Moderatorja ka publikuar një foto në “Instastory” ku tregon se edhe ajo ka një varëse miqësie me Florin duke ironizuar kështu Donaldin.

Einxhel dhe Donald patën debate shumë të forta brenda shtëpisë së BBV me njëri-tjetrin lidhur me emisionin që prezantonin dikur vëllezërit Veshaj.