Këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë qendër e vëmendjes së showbizit në çdo postim që bën në rrjetet sociale, për shkak të romancës me Donald Veshajn gjatë BBV, që tashmë ka marrë fund.
Së fundmi, ajo mendon se ka njerëz që e shohin në rrjetet sociale me profile fallco dhe jo thjesht për kureshtje por se ndjekin me vëmendje të gjitha veprimet e saj.
Këngëtarja ka ndarë një video në TikTok ku nëpërmjet një zëri të mbvendosur (voiceover) thotë: Motër, vishu, duku bukur. Ata po të shohin me adresë fallco. Mbyti, irritoji me jetën tënde të bukur. Faleminderit.
Të shumtë janë fansat që mendojnë se ky është një mesazh për Bora Zemanin dhe Donald Veshaj teksa ka edhe nga ata që shkruajnë se këngëtarja po kërkon vëmendje.
Edhe më parë ajo ka shprehur në rrjetet sociale se ka njerëz që e ndjekin dhe përcjellin çdo lëvizje të saj, por nuk e dimë për kë e ka fjalën Beatrix.