Kapen "mat" së bashku, Endri Çekiçi bën gol në zemrën e Megi Pojanit? (FOTO)

20 June 2022, 09:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kapen "mat" së bashku, Endri Çekiçi bën gol
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi

Aktorja Megi Pojani është një nga vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale. Ajo njihet për fotot e saj provokuese dhe merr gjithnjë vëmendjen e mediave rozë, por ndërkohë ka qenë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private.

Së fundmi, Megi është duke shijuar disa ditë pushimesh në ishujt ekzotikë të Afrikës, por duket se nuk është vetëm. Ajo ka publikuar një foto nga ishulli Seychelles duke darkuar por tavolina është e njëjtë me atë tek fotoja e futbollistit të kombëtares shqiptare Endri Çekiçi.

Si Endri, po ashtu edhe Megi, i kanë publikuar fotot në profilet e tyre në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme në të njëjtën orë dhe siç shihet në foton e mëposhtme ata ndodhen në të njëjtin vend.

Endri Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi dhe shquhet për gola të bukur nga jashtë zone, por këtë herë duket se ka bërë gol jashtë fushe në zemrën e Megi Pojanit dhe dyshja duket se ka nisur një romancë të re.



Video