“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”, partneri i Fifit reagon pas debatit me Zhaklinën: Me ty veç shpirti flet… (Foto)

27 June 2022, 11:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”, partneri
Fifi dhe Adis Patushi

“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”, postimi që solli shumë reagime e kritika mes të cilave edhe një nga Zhaklin Lekatari, e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj.

Zhaklin publikoi një video, ku thoshte se ajo që po bën këngëtarja është duke mësuar vajzat e vogla që “ta ruajnë veten për një person”. Pas gjithë zhurmës që shkaktoi në rrjet deklarata e Fifit për të, Adis Patushi i ka bërë këngëtares një dedikim të ëmbël.

Ai ka ndarë në Instagram një ‘selfie’ ku pozon krah saj ndërsa shihen të dy duke buzëqeshur. Në mbishkrimin e fotos, Adisi ka zgjedhur një fjali nga kënga e Yll Limanit ‘Ty’, duke shkruar: “Me ty veç shpirti flet!”. Ndërkohë, artistja i ka komentuar duke shkruar: “Veç ty të don shpirti.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adis Patushi (@adispatushi)


Video