Merr fund "miqësia"? Çfarë ka ndodhur mes Arbana Osmanit dhe vëllezërve Veshaj (Foto)

20 June 2022, 21:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr fund "miqësia"? Çfarë ka ndodhur mes Arbana
Moderatorja Arbana Osmani dhe vëllezërit Veshaj

Merr fund miqësia mes VIP-ave, Donaldi nuk e ndjek Arbanën në Instagram, ky gjest mori vëmendje të madhe pas finales së “Big Brother VIP” kur u përfol se Donaldi ishtë përplasur me produksionin. Megjithatë, edhe pasi gjërat u sheshuan Donaldi ende nuk e ndjek moderatoren teksa ajo së fundmi ka bërë të njëjtin veprim ndaj tij.

Kanë kaluar tre muaj që kur Donaldi e fshiu nga lista e ndjekësve moderatoren, megjithatë ajo ka vendosur të kundërpërgjigjet tani duke e fshirë aktorin dhe vëllain e tij binjak nga rrjetet sociale.

Mirëpo, nëse kjo gjë mund t’iu duket parëndësi ose detaji që i ka shpëtuar Donaldit, mjafton të hidhni sytë nga Instagrami i vëllait të tij Romeos. Ky i fundit e ka pasur “follow” Arbanën, madje ka bërë edhe ‘pëlqime’ në postimet e saj teksa kur Donaldi ishte pjesë e formatit, ai postoi edhe video me Arbanën.

Ajo që ka ndodhur pas mbarimit të reality-showt është se aktori ia ka hequr ‘follown’ Arbanës dhe nuk e ndjekë më atë, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se ka ndodhur diçka mes saj dhe dy vëllezërve. Të tre ata e dinë impaktin e rrjeteve sociale dhe një ‘folloë’ andaj do ishte shumë naive të mendohej se pas këtyre veprimeve nuk fshihet asgjë.



Video