Kthesë e pabesueshme në ‘telenovelën’ Wanda Nara-Icardi

14 November 2022, 14:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kthesë e pabesueshme në ‘telenovelën’ Wanda

Duket se nuk ka fund “telenovela” mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, e cila nisi me tradhtinë e ish-kapitenit të Interit me China Suarez dhe vijoi mes pajtimeve dhe flirteve të supozuara, që i atribuohen asaj.

 Megjithatë, Wanda dhe Maurito duken më të fortë se të gjitha fatkeqësitë dhe sërish të dy kanë ndryshuar mendje për ndarjen.

Të paktën sipas historive më të fundit sociale të publikuara, të cilat mahnitën fansat për të disatën herë. Vetëm pak ditë më parë showgirl-i i kishte kushtuar një postim emocionues sulmuesit të Galatasaray, autor i një dopiete në derbin ndaj Besiktas. Këtë herë të dy kanë shkuar më tej.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë larguar së bashku nga Turqia për një festë. Nuk do të ishte as hera e parë që të dy përpiqen t’i japin vetes një tjetër shans, duke zgjedhur një destinacion ekzotik.

Pas flirtit me China Suarez ishte Afrika, ku kaluan pushimet, ajo që riktheu marrëdhënien e tyre. Këtë herë çifti ka zgjedhur një destinacion më tropikal. Në historitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqet i njëjti peizazh parajsor bregdetar. Një e dhënë e qartë se, ndoshta, qetësia më në fund është kthyer nën çatinë e Icardi-Nara.


Video