Kuvendi në “sfilatë mode” me fundet mini/ Deputetja e PS ‘zë mend’, në seancë mbërthyer deri në grykë (Foto)

13 November 2022, 20:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kuvendi në “sfilatë mode” me fundet mini/ Deputetja e PS

Enslemvera Zake, për shumë nga ju mund të jetë një emër aspak i dëgjuar në politikë, ama në oborrin e institucionit është ndër më të “famshmet”.

Deputetja është shfaqur në seancën plenare pak kohë më parë me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.

Por duket se kjo veshje i përket së shkuarës për të. Tashmë, deputetja e Korçës, jo vetëm që nuk guxon më me fustane mbi gju, por vjen e veshur gjithnjë e më serioze.

Këtë herë ajo ka pasur një fustan rozë të fortë, e mbërthyer deri në grykë. Megjithatë, veshja e ngushtë i tregonte më së miri linjat perfekte që deputetja gëzon.

Foto të marra nga Panorama:



Video