Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë Meghan Markle në qendër të vëmendjes

21 September 2022, 10:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

U shkrua dhe kapitulli i fundit i javës së vështirë të Meghan Markle. Nderimet e shumta për Mbretëreshën Elizabeth dhe marrëdhënia e saj e tensionuar me pjesën tjetër të familjes mbretërore britanike e kanë bërë secilën nga daljet publike të Dukeshës së Sussex një provë zjarri.

Meghan Markle qan gjatë funeralit të Elizabeth II

Ajo nuk ka qenë e vetmja që është emocionuar. Vetë mbreti Charles III po bënte një sforco shumë të madhe për të përmbajtur lotët dhe vëllai i tij, Princi Andrew , djali i preferuar i Mbretëreshës Elizabeth, ishte shkrehur totalisht në lot.

Por lotët e Meghan Markle, të cilët ajo i fshiu në mënyrë diskrete me ndihmën e dorezave të zeza, e kanë vënë sërish dukeshën në qendër të vëmendjes. Të qenët e fortë dhe gjakftohtë, siç ishte Princesha Anne, është rregulli i pashkruar që dikton se një grua që shpërthen në lot dhe duket e shkatërruar nuk është në lartësinë e duhur.

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Marrëdhënia e vështirë mes Meghan Markle dhe britanikëve

Meghan Markle dhe marrëdhënia tërhiq e mos këput që ajo mban me familjen mbretërore vazhdojnë të jenë burim thashethemesh. Për mirë dhe për keq. Sot më shumë se kurrë, me ndjeshmëri në sipërfaqe, shumë britanikë nuk e falin atë që nxori problemet e familjes në një televizion amerikan. Dhe aq më tepër që hodhi një hije dyshimi mbi Mbretëreshën Elizabeth II, e dashur dhe e admiruar në të njëjtën masë.

Imazhi i Meghan Markle po goditet aq shumë nga mediat britanike dhe një pjesë e mirë e qytetarëve në rrjetet sociale, saqë afrimi mes Princit William dhe vëllait të tij Harryt po lëkundet; ata duken të ftohtë dhe distantë me kunatat e tyre dhe ato me njëra-tjetrën, sa tensioni është i dukshëm në çdo dalje publike.

Shumë nga gjestet e Meghan Markle, kanë thyer rregullat e një protokolli të rreptë që ndonjëherë as nuk shkruhet dhe që ajo, me vullnetin e saj, nuk e njeh. Dhe një pjesë e mirë e britanikëve as nuk harrojnë e as nuk falin.

Gjestet e Meghan Markle që ndezin polemika

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Pas më shumë se 10 ditësh tension, Meghan Markle qau. Dukesha e Sussex u shfaq e përlotur gjatë shumë momenteve të ceremonisë. Ajo nuk mundi t'i ndalonte lotët që t'i rridhnin në faqe, duke i fshirë në mënyrë diskrete me dorezat e saj. Por në vend që të shfaqej si një shenjë dashurie ndaj gjyshes së të shoqit, gjesti i saj nuk u prit mirë nga shumë britanikë, të cilët prisnin të ruhej integriteti i një protokolli që nuk lejon asnjë lloj emocioni: Mbi të gjitha nuk duhet humbur kurrë qetësia.

Qëndrim arrogant

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Shumica e kritikave që po merr Meghan Markle i përgjigjen asaj që shumë britanikë e konsiderojnë një qëndrim arrogant. Çdo gjest i saj shqyrtohet me kujdes, madje edhe shkalla në të cilën ajo përkul kokën në zi. Këto janë detaje që nëse nuk viheshin në dyshim, do të kishin kaluar krejtësisht pa u vënë re.

Përqafime të papritura

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Gjestet e saj të dashurisë dhe afërsisë me popullin britanik mund të jenë mënyra më e mirë për të mbyllur plagën e shkaktuar nga akuzat  për racizëm në intervistën që dha në televizionin amerikan. Por larg këtij rezultati, ato po gjenerojnë polemika; protokolli nuk e lejon të përqafojë në këtë kohë kur familja mbretërore është në zi. Dhe Mbretëresha Elizabeth, në mbretërimin e saj 70-vjeçar, nuk shkoi kurrë përtej një shtrëngimi duarsh.

Lule me mesazh

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Diçka aq e këndshme sa shenjat e dashurisë që Meghan Markle mblodhi në formën e luleve është bërë gjithashtu një thikë me dy tehe. Rrjetet sociale kritikuan gjestin me të cilën ajo refuzoi ofertën e një punonjësi për të mbajtur buqetat.

Larg grupit

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Meghan Markle duket gjithmonë e ndarë dhe një hap pas grupit. Në momentet kur Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë takuar me Princin William dhe Kate, shqetësimi i aktores së 'Suits' ka qenë më se i dukshëm. Nuk është për t'u habitur pas vitesh larg dhe pas marrëdhënies së largët që vëllezërit mbajnë aktualisht.

Prekja e flokëve

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Gjesti i thjeshtë i prekjes së vazhdueshme të flokëve flet njësoj si fjalët e saj në intervistën që zbuloi marrëdhënien e komplikuar me familjen mbretërore. Në takimin e saj të parë me William dhe Kate, ndërsa bënin një shëtitje rreth kështjellës Windsor dhe shkëmbenin ngushëllime me qytetarët që i bënë homazhe mbretëreshës, Meghan Markle nuk mund të mos i prekte flokët vazhdimisht, diçka që tregonte nervozizmin dhe shqetësimin e saj. Dhe britanikët e morën parasysh.

Thyerja e protokollit

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Kur ambienti është armiqësor, asgjë nuk vlerësohet më shumë se një dorë miqësore, veçanërisht ajo e partnerit, por imazhi i Meghan-it dhe Harry-t gjithmonë dorë për dore është vënë gjithmonë në dyshime. Britanikët nuk e kanë parë si një gjest që tregon dashurinë mes tyre dhe mbështetjen e pakushtëzuar të nipit të mbretëreshës për gruan e tij, por si një sfidë ndaj rregullave të tyre strikte të protokollit.

Tension i pazgjidhur

Këto janë të gjitha gjestet që e kanë vënë

Ftesa e Princit William për Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it ka qenë hapi i parë në prishjen e marrëdhënieve të tensionuara mes vëllezërve dhe grave të tyre. Por mes dy çifteve nuk ka asnjë bashkëpunim apo shfaqje dashurie; përkundrazi, tensioni është i dukshëm kur ato shfaqen së bashku. Dhe qëndrimi i dy kunatave është shumë i ndryshëm në këtë drejtim: Kate ecën e vetme, gjithmonë disa hapa përpara; Meghan kërkon mbështetjen e të shoqit, kontaktin e vazhdueshëm. Dhe britanikët kanë zgjedhur prej kohësh qetësinë dhe sigurinë e Princeshës së Uellsit./VoxNews

 

 



Video