Përçahen “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani fton në dasmë vetëm njërën nga vajzat

20 September 2022, 21:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përçahen “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani fton në
Prezantueset e emisionit "Goca dhe Gra"

Kryefjala e mediave rozë gjatë ditëve të fundit sigurisht që është dasma e shumëpritur e blogeres Armina Mevlani me djalin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.

Deri më tani dimë se dasma e çiftit do të zhvillohet në një agroturizëm në dalje të Tiranës, fustani i Arminës do të jetë Vivenne Westwood dhe  sigurisht të ftuarit do të jenë të shumtë.

Së fundmi, nëpër protale po qarkullon se jo të gjitha vajzat me të cilat Armina drejton emisionin “ Goca dhe Gra” do të jenë të ftuar në festës e madhe. Sipas Kryefjala,com bëhet me dije se Fatma Haxhialiu dhe Jerina Lalaj nuk janë të ftuara në festë, ndërkohë që e vetmja që do të jetë në dasmën e shumëpritur të Arminës do të jetë, Dalina Buzi.

Si duket, Armina nuk ka një raport aq të afërt me Fatmën dhe Jerinën.


Video