Ilirin apo Donaldin? Kë zgjedh Monika Lubonja për të ruajtur miqësinë jashtë spektaklit

15 February 2022, 22:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ilirin apo Donaldin? Kë zgjedh Monika Lubonja për të ruajtur

Monika Lubonja ka rrëfyer këtë të martë në Fan Club Big Brother VIP se me kë do të ruante miqësinë jashtë spektaklit.

Bazuar në gjithë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, Monika zgjedh Donaldin, duke theksuar se nuk ka luajtur me strategji brenda shtëpisë.

“Nuk bëra asnjë lloj strategjie, unë nuk kam inat me asnjë. Po të shikosh brenda shtëpisë është Donaldi, është ai që ka përjetuar me mua shumë histori. Edhe kur i kërkohej llogari për herën e fundit për pjesën e Triksës m’u duk jo mirë, kur ne buzëqeshim se merret ashtu nga të tjerët. Për Beatrixën edhe kur i thashë doja të vinte atë natë”, tha Monika.

Monika zbuloi se natën e parë jashtë shtëpisë e kishte kaluar në shtëpinë e saj me të bijën, Tean dhe nënën e saj. Pavarësisht se i kishte dhënë fjalën këngëtares, Fifi, aktorja tha se nuk e refuzoj dot vajzën.

“Nuk arrita dot, nuk mund të gënjej. Fifi kishte ardhur të më merrte. Emocion i pafund, kemi bërë pak bisedë. Por kur kam parë Tean që kishte ardhur nga Gjermania, u habita kur e pash se mendova mos kishte ndodhur diçka shumë e madhe. Edhe mu desh të flija me të. Plus që mamaja ime kishte katër muaj pa më parë dhe ishte e rënduar nga ana emocionale”, u shpreh ndër të tjera Monika.

Kujtojmë që finalja e “Big Brother VIP” është ditën e premte dhe për të fituar çmimin e madhe janë në lojë Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel.


Video