Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Këngëtari britanik James Blunt konfirmoi kuptimin e vërtetë të hitit të tij “You're Beautiful” dhe siguroi se nuk është një këngë romantike siç besojnë shumë.
"Ka të bëjë me dikë që ngacmon të dashurën e dikujt tjetër në metro ndërkohë që drogohet”, tha Blunt gjatë një interviste në "The John Bishop Show" të ITV.
"Por njerëzit e vendosin atë në dasma dhe kjo është gjë shumë e mirë”, shtoi ai.
Suksesi i 'You're Beautiful', i publikuar në 2005 si singëlli i tretë nga albumi i tij debutues “Back to Bedlam”, e vendosi James Blunt në hartë dhe e bëri albumin numër një në shitje në vende të botës.
Aktualisht, sipas Mirror, është një nga këngët tipike për të hapur kërcimin në dasma në Mbretërinë e Bashkuar.