Donaldi: Nuk i flas më Triksës nëse ka ikur jashtë shtetit!

15 February 2022, 08:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Donaldi: Nuk i flas më Triksës nëse ka ikur jashtë shtetit!

“Nuk i flas me më gojë Beatrix, nëse ajo ka ikur jashtë shtetit”, kjo ka qenë deklarata e fortë e Donaldit, teksa po fliste me Einxhel dhe Benin.

Gjatë një bisede, Einxheli supozoi se Beatrix, mund të jetë larguar nga Shqipëria, por ky mendim nuk i pëlqeu Donaldit.

Ai u shpreh se nëse ajo është larguar nuk do t’i fliste më me gojë.

Einxhel: Mund të mos jetë fare në Shqipëri Triksa.

Donaldi: Më fiksove ti me këtë, të mos jetë në Shqipëri.

Beniada: Edhe për mua nuk është në Shqipëri.

Donaldi: Thua? Unë nuk i flas me gojë nëse ajo nuk është në Shqipëri.

Beatrix Ramosaj është komentuar shumë kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në “PRIME”-n e “Big Brother VIP Albania”, ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.

Donaldi padyshim që u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burime treguan se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria, për në Dubai.

Duket se Beniada dhe Einxhel “i kanë rënë pikës” pasi ditët e fundit ka qarkulluar një fotografi në të cilën duket krahu i Trixës e cila ndodhet në Dubai me kushërirën e saj, Anxhelina.


Video