Einxhel shtyn Donaldin të pajtohet me Beatrix për Shën Valentin, Ai: S’ka asnjë shans!

14 February 2022, 09:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Einxhel shtyn Donaldin të pajtohet me Beatrix për Shën Valentin,

Donaldit nuk i del inati me Triksën. Braktisja që i bëri në Prime duke mos ardhur në shtëpi si e ftuar bashkë me të tjerët, e ka prekur shumë.

Triksa nuk shkoi të takonte të dashurin e saj pas një hatërmbetje që pati pas një shakaje ku u përmend Bora.

Mes finalistëve u zhvillua një bisedë për Shën Valentinin. Ata po bisedonin në oborr ndërsa ka qenë Einxhel që e ka shtyrë Donaldin të pajtohet me Trixën duke i bërë ndonjë befasi për festën e të dashuruarve.

Kjo është kundërshtuar nga aktori, i cili ka thënë se ska shanse të bëjë diçka. Teksa Einxhel këmbëngulte, ishte Beniada ajo që i doli krah aktorit.

Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit Shën Valentinin, mund ta rregulloni. Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.

Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin? Unë sjam tip Shën Valentini e para…

Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.

Donaldi: Jo Jo nuk ka shanse…

Beniada: Jam dakort.


Video