Alec Baldwin paditet për vrasje nga pakujdesia të kameramanes gjatë xhirimeve të “Rust”

15 February 2022, 21:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alec Baldwin paditet për vrasje nga pakujdesia të kameramanes
Alec Baldwin pak momente pas vrasjes tragjike të kameramanes në sheshxhirimin e "Rust"

Alec Baldwin i ka shpëtuar akuzës së vrasjes me dashje dhe do të gjykohet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia të kameramanes, Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust” vitin e kaluar.

Padia është ngritur nga familja e të ndjerës. 42-vjeçarja Hutchins vdiq gjatë xhirimeve, kur Baldëin shkrepi një armë rolesh, që në fole kishte municion të vërtetë.

Baldwin është një nga disa të pandehur të përmendur në padinë për këtë rast. Avokatët e familjes Hutchins thanë se ajo do të ishte ende gjallë nëse anëtarët e ekuipazhit nuk do të ishin treguar të pakujdesshëm në kryerjen e detyrave të tyre.

Padia u ngrit në Nju Meksikos në emër të bashkëshortit të Hutchins, Matthew dhe djalit të saj, Andros, dhe kërkon dëmshpërblim në një shumë të paspecifikuara.

Në një konferencë shtypi, avokatët e familjes Hutchins prezantuan gjithashtu një ilustrim të animuar të ngjarjes. Ata pretenduan se Baldwin dhe të tjerët "dështuan të kryenin kontrolle standarde të sigurisë të dhe të ndiqnin rregullat bazë të sigurisë së armëve".

Padia fajëson gjithashtu producentët për injorim të ankesave të shumta për shkelje të sigurisë gjatë xhirimeve.

 


Video