Zbulohet çfarë shkruhej në letrën që Donaldi i dërgoi Beatrixës për Shën Valentin

15 February 2022, 21:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohet çfarë shkruhej në letrën që Donaldi i

Donald Veshaj, edhe pse ndodhet brenda “Big Brother VIP” ka mundur t’i bëjë dhuratën e Shën Valetinit, Beatrix Ramosajt, me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë.

Këngëtarja, përveç trëndafilave dhe arushit ka marrë edhe një dedikim nga aktori.

Ka qenë nëna e këngëtares, Antigonë Ramosaj, ajo e cila bëri publike në Instagram letrën që i është dërguar Beatrix së bashku me lulet.

Zbulohet çfarë shkruhej në letrën që Donaldi i

“They can’t stop our love. Lule për lulen më të bukur në botë Beatrixën. Me kërkesë nga Donaldi e bërë me dashuri nga fansat Donald-Beatrix. Happy Valentine Day”, shkruhej në letrën që me sa duket është dërguar nga fansat.

Në një tjetër story në Instagram, mamaja e Beatrix ka publikuar edhe letrën e dërguar nga vëllai binjak i banorit të BBV, Romeo Veshaj.

Zbulohet çfarë shkruhej në letrën që Donaldi i

“No risk, no story. Nga Donaldi”, shkruhet në letër.

Donaldi ka kërkuar që i vëllai, Romeo t’i dërgojë Trikses një tufë me trëndafila në emër të tij në ditën e të dashuruarve. Ky i fundit postoi në Instastory buqetën me lule, duke treguar se e ka kryer “porosinë” e vëllait të tij.

Zbulohet çfarë shkruhej në letrën që Donaldi i



Video