Këngëtarja, Beatrix Ramosaj ka ndezur rrjetet sociale me një set të ri fotografish nga pushimet e saj në Florida.
Në imazhet e fundit, ajo shfaqet pranë pishinës dhe në varkë, duke nxjerrë në pah linjat e saj trupore të tonifikuara dhe stilin e rafinuar veror.
Me bikini në ngjyra të ndezura dhe aksesorë minimalë, Beatrix ka arritur të krijojë një look natyral dhe atraktiv.
Duket se këngëtarja po shijon momentet larg stresit të jetës muzikore dhe rrjetet sociale janë një mënyrë për të ndarë këtë stil jete me ndjekësit e saj.
Megjithëse është shumë aktive në Instagram, Beatrix vazhdon të ruajë distancën nga skena muzikore dhe nuk ka publikuar projekte të reja, duke lënë fansat në pritje të rikthimit të saj në muzikë.