FOTO/ Do jenë përsëri bashkë, Wanda Nara tregon MESAZHET dhe bastin me ish-in e saj: Do të të kthej Rolex dhe vilën në Santa Barbara!

8 September 2025, 12:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Do jenë përsëri bashkë, Wanda Nara tregon MESAZHET dhe
FOTO: Wanda Nara/ Maksi Lopez

Wanda Nara dhe Maksi Lopez do të jenë përsëri bashkë.

Jo si çift, por në një emision televiziv.

Më saktësisht ne MasterChef Celebrity në Argjentinë, ku ajo është prezantuese dhe ish-futbollisti është konkurrent.

Maksi Lopez me sa duket ka filluar të përgatitet në shtëpi dhe për këtë arsye, i ka kërkuar këshilla  ish-bashkëshortes, e cila ka publikuar mesazhet dhe shkëmbimin e batutave më të.

“Nuk mund t’i jap konfidencë pjesëmarrësve, mos kërko kompromise”, i shkruante ajo duke u tallur. Dhe ai i përgjigjej. “Po gatuaj bukën në shtëpi. Nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time. Të shohim si del”.

Uanda në fund i bën premtime. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të lexoja këtë mesazh nga ti. Nëse fiton, të kthej Rolex të finales të Ligës së Kampioneve dhe vilën në Santa Barbara”.

FOTO/ Do jenë përsëri bashkë, Wanda Nara tregon MESAZHET dhe

Tani i mbetet Maksi Lopez të tregojë sa vlen para furnelave.



Video