Flet Dafina Zeqiri dhe tregon pse i bëri “unfollow” Ledrit dhe Sarës: Kam vendosur...

25 August 2023, 19:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flet Dafina Zeqiri dhe tregon pse i bëri “unfollow” Ledrit dhe
Dafina Zeqiri / Ledri Vula

Këngëtarja Dafina Zeqiri u bë lajm në mediat rozë pasi fansat dalluan se ajo kishte hequr nga shoqëria në rrjetet sociale Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën.

Shumë pyetën se çfarë kishte ndodhur mes tyre që çoi në këtë veprim, por është vetë Dafina ajo që rrëfehet.

Këngëtarja thotë se ka vendosur të mbyllë marrëdhëniet me njerëz që ajo i ka respektuar, por që kanë bërë të kundërtën.

“Kam vendosur t’u bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË”, shkruan ajo, ndërsa Ledri dhe Sara ende nuk kanë reaguar për çka ka ndodhur.

Flet Dafina Zeqiri dhe tregon pse i bëri “unfollow” Ledrit dhe
Mesazhi i Dafina Zeqirit

Video