Moderatorja Arbana Osmani vijon të jetë një nga personazhet e showbizit shqiptar më të ndjekur, duke numëruar kështu mbi 1 milion ndjekës në rrjetin social “Instagram”.
Ajo ndan herë pas herë momente nga dita e saj dhe aktivitetet që kryen, ku nuk mungojnë as momentet nga dasmat ku ka qenë e ftuar.
Së fundmi, Arbana ka ndarë në një postim në “Instastrory”, një foto të sajën nga një dasmë ku ishte e ftuar, tek duket e veshur më një fustan të gjatë e të zi.
Por, mesa duket jo të gjithë ndjekësit kanë menduar se veshja e saj ishte e duhura.
Pas publikimit të fotos, Arbana ka ndarë edhe një “screenshot” të disa mesazheve të ardhura nga një ndjekëse, e cila ka harruar që replikat ia ka bërë moderatores dhe nuk ja ka dërguar mikes së saj, ashtu siç nënkuptohet në bisedë, ku shkruan: “Sa fustan të bukur ka shtriga”, “Çfarë i ka bërë veshit ajo”!
E gjithë këtë bisedë moderatorja e ka ndarë më të gjithë, shoqëruar me shkrimin: “Dikush t’i thojë që po mi çon mua mesazhet, në vend që t’ia nisë shoqes”.