Armina Mevlani është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh zhvillon biseda me fansat e saj duke iu a shuar kuriozitetin që ata kanë rreth saj.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi në InstaStory, teksa më interesante ishte pyetja e një fanse e cila e pyeste Arminën se çfarë të tërhoqi te Zeni (bashkëshorti i saj Shkëlzen Berisha) që i keni rezistuar kaq shumë lidhjes.
Armina ka zbuluar se ata po bëjnë bashkë plot 9 vite dhe tregon më tej se ai e ka tërhequr që në momentin e parë pa e ditur se cili është.
“Që në momentin e parë që e kam parë jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… Më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra… ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantike, ëndërrimtar, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, ka shkruar Armina.
