"Çfarë nuk do jepja t'i puthja duart vetëm një herë", Ardit Gjebrea kujton me dhimbje ndarjen nga jeta të nënës së tij

4 August 2022, 12:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Çfarë nuk do jepja t'i puthja duart vetëm një
Ardit Gjebrea me nënën

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea e ka nisur mëngjesin me një postim prekës për nënën e ndjerë.

Moderatori ka ndarë një fotografi  përmes së cilës ka kujtuar nënën e tij, e cila ndërroi jetë katër vite më parë.

Krahas fotos, ai ka shkruar disa fjalë prekëse.

"E keni parasysh kur ju rrëmben rutina e harroni çfarë është e shtrenjtë dhe vlen në jetë? Kaloni ditë pa marrë ne telefon apo pa përqafuar prindërit, pa u thënë sa i doni. Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t'i puthja duart vetëm një herë, të ndjeja erën e saj, t'i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte.

Ndaj, merrni telefonin dhe pyeteni nënën tuaj si është, tregojini dashurinë tuaj, e nëse e keni pranë, pa i thënë gjë, ndjejani aromën, se një ditë do ju mungojë... po shumë...


Video