VIDEO/ Arbana Osmani xheloze për Eduartin, "ia heq kokën" nëse sheh vajza të tjera në rrugë

3 August 2022, 21:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Arbana Osmani xheloze për Eduartin, "ia heq kokën"
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjizori Eduart Grishaj po përjetojnë prej vitesh një histori dashurie. Ata kanë sjellë bashkë në jetë një djalë që e kanë quajtur Diell, teksa janë në pritje dhe të një vajze. Gjithashtu, Arbana është dhe mami i Jonit, që e ka nga martesa e parë.

Çifti është është shumë aktiv në rrjetet sociale duke publikuar shpesh foto dhe video nga përditshmëria, teksa së fundmi, Eduarti i është përkushtuar shumë edhe rrjetit social Tik Tok.

Ai ka publikuar një video ku na tregon se sa zheloze është Arbana me të. Eduarti ka vendosur një foto të tijën ku shkruan "kur unë shikoj vajza në rrugë" dhe më pas se si reagon Arbana e ka krahasuar me veprimin e personazhit të TikTok-ut Enkel Bertalushi i cili vendos gishtin tek qafa, që nënkupton "ta pres kokën".

"Hahahaha xheloze" shkruan Eduarti krahas videos duke e shoqëruar dhe me disa emoji me gjuhë jashtë.




Video