Evi Kokalari kapet edhe me Topallin: Ajo i mban femrat larg sepse synon vëmendje, nuk më përshëndet asnjëherë

4 May 2022, 21:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Evi Kokalari kapet edhe me Topallin: Ajo i mban femrat larg sepse synon
Jozefina Topalli dhe Evi Kokalari

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari njihet për gjuhën e asaj shigjetuese dhe aspak diplomatike.

Së fundmi ka shigjetuar Jozefina Topallin që në Kuvendin e fundit të PD-së u prit me duartrokitje.

Nga mënyra si e përshkruan Kokalari, sjellja e Jozefina Topallit pas kamerave është shpërfillëse dhe këtë ajo e shpjegon me një lloj armiqësie mes femrash, që synon vëmendjen.

“Mua nuk më përshëndet dhe më kanë thënë… Kur kemi pasur salutime kanë qenë se e kam përshëndetur unë atë. Ka ndodhur një herë në studion e Blend Fevziut, e ftohtë fare, dhe kam shkuar i kam dhënë dorën dhe e kam përqafuar kur jemi ndarë që të kuptohet se nuk kam absolutisht asgjë për asnjë. Edhe në Kongres, më kaloi, kaloi me vrap dhe nuk më përshëndeti.

Po e them se më ka bërë përshtypje dhe e dyta nuk ka absolutisht asgjë në raportin tonë, por më thonë se ky është reagimi i saj në raport me femrat dhe kur ka qenë në pozicion, ka mbajtur shumë femra larg. Vetëm e vetëm që të dali në planin e parë. Edhe në Kongres ishte ulur më andej dhe erdhi u ul pas meje dhe zonjës Berisha, që të ishte e inkuadruar në televizion, por as nuk e përshëndeti dhe kur e pashë… Kam pasur shumë simpati se është e fortë, mendoj se mund të ishte, mund të jetë akoma një “role model” fantastik, por që gjithmonë i ka mbajt femrat larg që të jetë vetëm. Dhe ky është gabim i madh për femrat që kanë nevojë”, u shpreh Kokalari gjatë një interviste në Abc.

Në Kuvendin e Partisë Demokratike, për rikthimin e Jozefina Topallit në PD salla me delegatë u çua në këmbë duke e duartrokitur, ndërsa vetë ajo nuk i mbajti dot lotët. Ndoshta Evi është ndjerë xheloze!

 


Video