Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ishte e ftuar sot në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, në një rrëfim ndryshe për veten e saj. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” tregoi se kënga “You’re All I Need” është kënga që i kujton ish-bashkëshortin grek. Ajo tregoi se edhe ai e ka këngën e tij të preferuar mbas kaq shumë kohësh të ndarë.
“Kjo ka qenë kënga e imja dhe e ish-burrit tim, e preferuara. Në dasëm do kërcesh një këngë tënden dhe fatkeqësisht kjo qe e jona dhe të tërë na rekomanduan që të mos e bënim këngën tonë.
Po kjo ka qenë kënga jonë që nga fillimi që jemi takuar dhe ngelet e tillë. Kështu që sa herë e dëgjoj, e dëgjoj me shumë qejf dhe më shkruante po ashtu që ai e ka akoma të preferuar mbas kaq kohësh që jemi ndarë. Se ne kemi një relacion shumë pozitiv”.
Evi shtoi gjithashtu se kur kanë shkuar në gjykatë të ndaheshin, pasi mbaronin seancën të dy shkonin për drekë bashkë, kjo sepse nuk u ndanë për arsye dashurie, madje familjarët e tij i dërgonin gjithmonë gatime tradicionale të Kretës. Sipas saj, aq shumë e donin dhe e respektonin sa kur janë ndarë ata kanë mbajtur anën e Evit.
Momenti tjetër prekës për Evin gjatë kësaj rubrike ishte tek shpjegimi i zgjedhjes së këngës “Hurt” e cila automatikisht lidhej me babanë e saj.
Evi e përlotur tha se kjo ka qenë kënga që ka kërcyer në dasmën e saj, por të atin e kishte humbur më herët, edhe e ka kërcyer me Vilson Kokalarin një person tjetër në familjen e saj, i cili ka vdekur gjithashtu, dhe ishte i vetmi që i kujtonte të atin.