Si të frenosh pa shtypur frenat? "Sekretin" jua tregon Rudina Magjistari: I ka bërë ai lart!

4 May 2022, 09:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si të frenosh pa shtypur frenat? "Sekretin" jua tregon Rudina
“Si të frenosh pa shtypur frenat”, ishte kjo deklaratë e bërë pak muaj më parë nga Rudina Magjistari

“Si të frenosh pa shtypur frenat”, ishte kjo deklaratë e bërë pak muaj më parë nga Rudina Magjistari, e cila u bë meme në rrjet. Por a mund të frenohet vërtetë pa shtypur frenat? Këtë përgjigje e ka dhënë vetë Rudina Magjistari, e cila ka rrëfyer sekretin.

Agjenti ka marrë zgjidhjen e kësaj dileme të madhe nga vetë Rudina Magjistari, e cila ka thënë se mjafton që të ulësh shpejtësinë dhe makina frenon vetë.

“A ke bërë fizikë në shkollë? E di se çfarë është forca e fërkimit? Ndalon shpejtësia vetë, kur ti heq këmbën nga gazi, gradualisht. Është ligj i fizikës ky, nuk e kam shpikur unë. I ka bërë ai lart. Këto janë terma shoferësh, por nuk e di ti sa di ta ngasësh makinën”, u shpreh në reagimin e saj moderatorja.

Video e marrë nga ABC:

 


Video