FOTO/ Stresi kapet 'mat' në momente intime me një vajzë misterioze

3 May 2022, 19:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Stresi kapet 'mat' në momente intime me një vajzë

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, duke se së fundmi është në një lidhje të re romantike.

Ai është shfaqur në shoqërinë e një vajze misterioze brune në një club nate duke e puthur në faqe. Fotoja është publikuar nga "Panorama Plus". 

Mësohet se vajza quhet Erika dhe është e panjohur për publikun ndonëse ka shumë ndjekës në Instagram. Nuk dihet nëse mes tyre ka nisur një lidhje apo ka qenë thjesht një video e momentit, por nuk mund ta mohojmë se janë shumë të afërt.

Kujtojmë se më herë partnerja e Stresit ka qenë Keisi, por tashmë çifti është ndarë. Gjithsesi, ata nuk janë divorcuar zyrtarisht dhe në dokumenta figurojnë ende burrë e grua. Ishte Keisi ajo e cila tha se ata nuk e kanë me nxitim për tu firmosur letrat e divorcit, madje çifti ruan ende një komunikim të mirë më njeri-tjetrin. 

FOTO/ Stresi kapet 'mat' në momente intime me një vajzëFOTO/ Stresi kapet 'mat' në momente intime me një vajzë



Video