Të gjithë me gojë hapur, si u transformua fustani i Blake Lively-t në Met Gala

3 May 2022, 12:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të gjithë me gojë hapur, si u transformua fustani i Blake
Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Blake Lively a.k.a Mbretëresha e Met Gala u shfaq në tapetin e kuq me një fustan i cili pak minuta më vonë u shndërrua në diçka tjetër.

Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës. Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin.

Të gjithë me gojë hapur, si u transformua fustani i Blake

Në vetëm pak çaste, një bisht i gjatë i bruztë u shpalos. Dorezat gjithashtu ndryshuan.

Fustani është frymëzuar nga Statuja e Lirisë, e cila u ndërtua në New York në vitin 1885 gjatë asaj që njihet si Epoka e Praruar dhe ishte tema e Met Gala 2022. Pamja e parë e fustanit përfaqëson pamjen origjinale të statujës, e cila asokohe ishte prej bakri. Pamja e dytë – pra në ngjyrë të bruztë – përfaqëson pamjen e tanishme të statujës.

 


Video