Shiu bashkon demokratët dhe socialistët, '"çiftet" që u panë nën të njëjtën çadër

3 May 2022, 20:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shiu bashkon demokratët dhe socialistët,

Pavarësisht debateve të shumta në sallën e Kuvendit, jashtë saj, deputetët e PD-së dhe PS-së duket se nuk e kanë aspak problem të shoqërohen me njëri-tjetrin, sidomos në ditë me shi si kjo e sotmja.

Për t'iu shmangur lagies nga shiu, ata nuk kanë nguruar për të shkuar dhe për t'u futur tek çadra e rivalit të tyre politik.

Siç shihet dhe nga fotot, sekretari i Përgjishëm i PD-së, Gazment Bardhi është futur në të njëjtën çadër me deputeten socialiste Klotilda Bushka. Ndërsa në një foto tjetër, është deputetja demokrate Ina Zhupa e cila është futur në të njëjtën çadër me rivalin e saj politik Etjen Xhafaj.

Në një foto tjetër shihet Albana Vokshi e cila po bisedon me deputetin Tonin Gogu, por të dy janë secili me çadrat e tij.

Ka patur dhe të tjerë deputetë që janë futur dyshe në çadra, por ndryshe nga të parët, këta i përkasin vetëm Partisë Demokratike si: Agron Shehaj me Dhurata Çupin, Dashnor Sula me Merita Bakiun, si dhe Greta Bardeli me Zheni Gjergjin.

Shiu bashkon demokratët dhe socialistët,Shiu bashkon demokratët dhe socialistët,Shiu bashkon demokratët dhe socialistët,Shiu bashkon demokratët dhe socialistët,



Video