Microsoft Edge bëhet shfletuesi i dytë më i përdorur pas Chrome

3 May 2022, 22:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Microsoft Edge bëhet shfletuesi i dytë më i përdorur pas

Microsoft Edge ka tejkaluar Apple Safari për t'u bërë shfletuesi i dytë më i popullarizuar për desktop, sipas StatCounter.

Sipas të dhënave të tyre të muajit prill, shfletuesi më i përdorur mbetet Chrome me 66.64 për qind të tregut, ndjekur nga Edge me 10.07 për qind.

Safari renditet i treti me 9.61 për qind, Firefox me 7.86 për qind, Opera me 2.43 për qind dhe Internet Explorer me 0.97 për qind.

Edge pati një rritje më të madhe se Safari që në mars, kur regjistroi 9.65 për qind të përdoruesve të desktop, krahasuar me Safari në 9.56 për qind.

Edge bazohet në Chromium dhe është i disponueshëm për përdoruesit në Ëindoës, macOS dhe Linux. Microsoft planifikon të shtojë një VPN të integruar falas në këtë shfletues në të ardhmen e afërt.


Video