"I mbulova të gjitha pjesët e trupit", Ronela Hajati “hakmerret” ndaj Eurovisionit me veshje (Foto)

4 May 2022, 15:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I mbulova të gjitha pjesët e trupit", Ronela Hajati
Në foto: Këngëtarja, Ronela Hajati

Ronela Hajati ka realizuar sot një konferencë për shtyp në Turin ku ka folur rreth shumë gjërave me vetëbesim dhe natyrën e saj karizmatike. Ajo që rrëmbeu më shumë vëmendje ishte veshja e këngëtares shqiptare e cila u shfaq me një fustan të bardhë të gjerë që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve që i kishte lënë jashtë.

Në pjesën e supeve fustani ishte voluminoz teksa Ronela mbante dorashka të bardha të shkurtëra. Sakaq, në kokë mbante një kapele, nëse mund ta quajmë të tillë shumë ekstravagante, të madhe dhe të qëndisur me gurë. Veshjen e saj ajo e shoqëroi me shumë aksesorë si varse, vathë, byzylykë, shkruan panorama. 

E gjithë kjo duket se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj Eurovision që fshiu fotot e saj nga Instagram duke e konsideruar si provokuese. E pyetur rreth veshjes nga gazetarët, Ronela tha:

“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni”

Këto kohë Ronela është bullizuar në rrjetet sociale lidhur me trupin e saj, gjë e cila nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e gazetarëve.

“Të bullizosh njerëzit shkon përtej edukimit. Ka të bëjë me të qenit i ligë dhe njeri i vogël. Duhet të ndryshojnë, të shikojnë jetën e tyre dhe të jenë pozitivë sepse ne edhe kur bëjmë sikur nuk na intereson, sërish prekemi nga fjalët. Unë nuk jam këtu për tu gjykuar por për të kënduar. Nëse të pëlqen kënga dëgjoje, nëse jo fike. Kjo gjë duhet të marrë fund por kam frikë se nuk do ndodhë përsa kohë kemi mundësi të shkruajmë çdo gjë pas telefonave tanë. Çdo njeri është i bukur dhe duhet ta shoh bukurinë e vërtetë në pasqyrë jo tek ajo që thonë të tjerët”- u shpreh ajo kur u pyet për komentet online.

Sakaq, Ronela ka realizuar sot provat e para në skenë disa sekonda prej të cilave janë publikuar edhe në rrjetet sociale. Megjithatë Ronela u shpreh se kanë ndodhur disa gabime por do rregullohen.

"I mbulova të gjitha pjesët e trupit", Ronela Hajati

"I mbulova të gjitha pjesët e trupit", Ronela Hajati

"I mbulova të gjitha pjesët e trupit", Ronela Hajati

"I mbulova të gjitha pjesët e trupit", Ronela Hajati

 



Video