Ndalohet sërish nga policia Fjolla Morina

4 May 2022, 19:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndalohet sërish nga policia Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina është ndaluar sërish nga Policia e Kosovës. Ajo është kapur këtë të martë në rrugën “Ahmet Krasniqi” të Prishtinës dhe është shoqëruar në komisariat.

Gjithsesi, sipas avokatit të saj, Fanol Krasniqi, këngëtarja nuk është arrestuar, por është shoqëruar për shkak se një zyrë juridike në Kosovës nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës, e cila ka refuzuar ekstradimin.

“Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.

Fjolla Morina akuzohet nga drejtësia shqiptare për trafikim të armëve dhe municioneve dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ajo u arrestua në shtator të vitit 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjet në çantën një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Gjatë kohës që ishte nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" në Kukës, Fjolla Morina arriti të arratisej drejt Kosovës. Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.


Video