Ermal Meta rikthehet në Sanremo me një këngë për vogëlushen e vrarë në Gaza, kuptimi i emrit të qëndisur në këmishë (VIDEO)

25 February 2026, 18:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ermal Meta rikthehet në Sanremo me një këngë për
Ermal Meta

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, pas fitores së Festivalit të Sanremos në vitin 2018 në duet me Fabrizio Moro me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, dhe renditjes i pesti në Eurovision, është rikthyer sërish këtë vit në festival.

Me “Stella stellina”, Meta i këndon një vogëlusheje të vrarë në Gaza gjatë një sulmi izraelit. Nuk është balada intime që mund të prisnim, por një këngë me ritëm të shpejtë, ku dhe ngjyrat latine ndërthuren me tinguj ballkanikë, duke i rikthyer rrënjët e artistit dhe një dimension popullor, pothuajse koral.

Nën këtë energji tingullore fshihet një nga faqet më të dhimbshme të Festivalit, historia e një vajze palestineze pa emër, viktimë e luftës, e evokuar përmes syve të një burri që gjendet me kukullën e saj në duar.

Meta u ngjit në skenë me emrin e një vajze palestineze, Amal, të shkruar në jakën e këmishës. Ai ka thënë se çdo natë do të ketë të shkruar në këmishë një emër të një fëmije palestinez.

“Protagonistja e ‘Stella stellina’ është një fëmijë pa emër, por ndoshta i ka të gjitha emrat. Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind… ç’rëndësi ka? Ndoshta gjithçka, ndoshta asgjë. Fëmijë te askujt, fëmijë të të gjithëve”, shkroi Meta në rrjetet sociale pas performancës së tij, duke theksuar mesazhin e këngës.



Teksti i këngës “Stella stellina” i përkthyer në shqip:

Stella stellina

Nata po afron

Një lutje nuk mjafton

Për ta harruar gjithçka

Nga kodra pritet pranvera

Por nuk ka atë që ishte

Ti nuk je më

 

Gjeta kukullën tënde

M’u duk sikur të pashë përsëri

Ishe aq e vogël

E shtrëngoje deri në mbrëmje

Ka kaluar një përjetësi

Ose vetëm një orë

Që kur një re në qiell

Ngjitet nga shtëpia jote

nga shtëpia ime

 

Stella stellina

Nata po afron

Një lutje nuk mjafton

Për ta harruar gjithçka

Nga kodra pritet pranvera

Por nuk ka atë që ishte

Ti nuk je më

 

U përpoqa t’i shqyeja zemrën vetes

Sepse pa të nuk mund të vdesësh

Por kisha frikë ndërkohë

Të mos ndjeja më asgjë

Mendoja edhe të ikja

Nga një tokë që nuk më do

Por nuk di ku të shkoj

Mes mureve dhe detit nuk mund të rri

 

Stella stellina

Nata po afron

Një lutje nuk mjafton

Për ta harruar gjithçka

Nga kodra pritet pranvera

Por nuk ka atë që ishte

Ti nuk je më

Lule në një oborr me gurë rreth e qark

Si fluturat, ti jetove vetëm një ditë

Bijë e askujt, melodi e një kënge

E njerëzve që të donin shumë

O, vajza ime, nata është e zezë e zezë

Hurma dhe lutja nuk do të mjaftojnë më

Nga kodra do të vijë pranvera

Në erën e mbrëmjes do të jesh edhe ti

Stella stellina

Nata po afron

Një lutje nuk mjafton

Për ta harruar gjithçka

Nga kodra do të vijë pranvera

Në erën e mbrëmjes do të jesh edhe ti

Nuk të kam harruar

Pres kthimin tënd

Si fluturat

Ti jetove vetëm një ditë

 

 


Video