"Si të kam zemër?", takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre? (VIDEO)

24 February 2026, 17:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Si të kam zemër?", takimi i DJ Gimbos me Egli Takon,

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në Big Brother VIP Albania ishte ish-banorja Egli Tako, si pjesë e jurisë së “Miss & Mister Big Brother”.

Megjithatë, momenti që mori më shumë vëmendje në rrjet ishte takimi i saj me DJ Gimbon, mikun e ngushtë të Gjestit. Përshëndetja mes tyre ishte e ngrohtë dhe e afërt.

“Ça po bën, si të kam zemër?”, – iu drejtua Gimbo, ndërsa Egli u përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.

Takimi u mbyll me fjalët e tij: “Më vjen mirë që të pashë”.

Për ndjekësit, ky moment u konsiderua domethënës, duke pasur parasysh se Egli dhe Gjesti kanë qenë ish-partnerë dhe lidhja e tyre ishte ndër më të komentuarat në edicionin e kaluar.


Video