E njihni? Dikur mblidhte pjeshka në Greqi, sot pjesë e Big Brother VIP (FOTO)

27 December 2022, 15:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E njihni? Dikur mblidhte pjeshka në Greqi, sot pjesë e Big Brother VIP
Ronaldo Sharka

Pak ditë më parë filloi "Big Brother Albania 2" dhe një prej konkurentëve është gazetari Ronaldo Sharka. Por, për shkak se e kishte kërkuar vetë me ngulm që të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, "Vëllai i Madh" e vuri përpara një sfide ku po qendron në rulotë.

Në një intervistë televizive të dhënë kohë më parë, Rolando Sharka ka treguar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë në Lushnjë. Ai ka rrëfyer se është bullizuar në shkollë për shkak se dyshonin tek orientimi i tij seksual.

Ndër të tjera, Sharka ka thënë dhe se e ndiqte televizionin dhe se kishte shumë dëshirë të bëhej pjesë e tij, një ëndërr e realizuar sot. Shkollën ai e ka vazhduar për psikologji në Tiranë dhe ka thënë se gjatë verës punonte në Greqi, ku mblidhte pjeshka, për të nxjerrë shpenzimet e shkollës.

Ai ka publikuar edhe fotot e tij të vjetra.



Video