E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i ”The Crown”

27 December 2022, 11:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i ”The Crown”

Aktori britanik Stephen Greif është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Aktori u bë i njohur për publikun e gjerë nga roli i tij në sezonin e 4-të të serialit të Netflix , ” The Crown “, ku luajti kryetarin e Dhomës, Bernard Weatherhill.

Siç bëri të ditur menaxheri i tij, aktori dha frymën e fundit, pa u bërë ende i ditur shkaku i vdekjes së tij.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të klientit tonë të mrekullueshëm, Stephen Grief. Karriera e tij përfshinte shumë role në ekran dhe skenë, duke përfshirë në Teatrin Kombëtar, RSC dhe West End. Ai do të mungojë shumë dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, postoi në Twitter menaxheri i tij.


Video