“E ka bërë për mua”, Donald Veshaj “ironizon” hapur Ilir Shaqirin (FOTO)

2 July 2022, 15:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E ka bërë për mua”, Donald Veshaj
Sabiani, Iliri dhe Donaldi

Polemikat dhe debatet shoqëruan "Big Brother Vip" që prej fillimit e deri në fund, por ato po vazhdojnë edhe pas përfundimit të realityshow-t.

Ish-banorët nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit. Së fundmi, u përfol gjatë krisja e marrëdhënies së “vëllezërve” Ilir Shaqirit dhe Sabian Medinit. Duket se prishjen e miqësisë më të përfolur në BBV, po e përdorin shumë ish-konkurentë si një “armë” ndaj balerinit.

Pas Monika Lubonjës së fundmi edhe Donald Veshaj ka “thumbuar” Ilir Shaqirin. Ai ka postuar në InstaStoryn këngën më të re të Sabianit ku shkruan: “E ka bërë për mua këtë.” Kjo është shprehja “legjendare” e finalistit të Big Brother Vip, e cila është bërë virale kudo.

Ju kujtojmë që disa kohë më parë Ilir Shaqiri deklaroi publikisht se kishte refuzuar ftesën e Donald Veshajt për të qenë pjesë e emisionit të tij “Më Lër Të Flas”.

“E ka bërë për mua”, Donald Veshaj


Video