Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ledri Vula është një nga reperat më të pëlqyer për publikun shqiptar, teksa është dhe një ndër artisët që mban më së shumti koncerte.
Por, jo të gjithë koncertet shkojnë ashtu siç duhet, pasi ka dhe raste kur regjistrohen incidente dhe një i tillë i ka ndodhur Ledrit dhe në koncertin e fundit.
Teksa po këndonte këngën "Dale", një bashkëpunim me Butrin Imerin dhe Kidën, Ledrit i është prishur mikrofoni dhe nuk i nxirrte zërin. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Ledri provon të dy mikrofonët, por asnjëri prej tyre nuk funksiononte.
Gjithsesi, ky incident i vogël është kthyer në një moment të këndshëm, pasi kënga është vazhduar të këndohet nga fansat e pranishëm dhe artisti e ka marrë me sportivitet këtë gjë.