Donaldi replikon në mënyrën e tij pas ironisë së Florit dhe Einxhel Shkirës

22 June 2022, 22:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donaldi replikon në mënyrën e tij pas ironisë së Florit
Donaldi replikon në mënyrën e tij pas ironisë së Florit dhe Einxhel Shkirës

Moderatorja Ori Nebijaj foli për programin “Pushime On Top” kur ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ndër të tjera tha: “Ne i kemi hyrë punës me kokë për Pushime on Top, ai (Flori Gjini) akoma nuk ma ka konfirmuar nëse do të jetë me mua në këtë sezon të pestë”.

“Pse u shua bota për meshkuj që s’ta ka konfirmuar akoma”, tha Donald Veshaj menjëherë.

Mirëpo Flori Gjini reagoi përmes një videoje ku thumboi Donaldin me fjalët por edhe gjestin e tij që bën identik si Bora Zemani.

Donaldi replikon në mënyrën e tij pas ironisë së FloritDonaldi replikon në mënyrën e tij pas ironisë së Florit

”Është e vërtetë nuk është shuar bota por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe dhe ne nuk para njohim tradhti. Kështu që për të gjithë ju që me keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, tha Flori në video.

Donaldi replikon në mënyrën e tij pas ironisë së Florit

Mirëpo Einxhel Shkira menjëherë reagoi pas videos së Florit, duke treguar se ka një varëse miqësie me moderatorin.

Por së fundmi ka ardhur edhe reagimi i aktorit, Donald Veshaj. Ai ka publikuar një story, ku shkruan: “Ëëë e mirë mos e vrit mendjen”.

Donaldi replikon në mënyrën e tij pas ironisë së Florit

Në fakt të gjithëve na shkon mendja se këto fjalë i drejtohen Einxhelit dhe Florit, pasi këta të fundit lëshuan thumba ndaj aktorit të humorit.



Video