Këngëtarja Beatrix Ramosaj është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale, ku mban aktiv ndjekësit me fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.
Ditën e sotme, Beatrix ka dhënë një lajm për dyshen që u bë çift gjatë "Big Brother Vip", Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta apo siç njihet ndryshe si “DJ Dagz”. Këta të fundit kanë nisur pushimet e tyre si çift në Turqi.
Por, ajo çfarë ka marr vëmendjen e ndjekësve është një postim i Beatrixës në rrjetin social “Twitter”, ku ka shkruar: “He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshura.
Ky postim i Beatrix ka ngritur dyshimet e ndjekësve se Einxhel dhe Dagz do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Tani mbetet të presim reagimin e çiftit pas statusit të këngëtares edhe pse ata janë shprehur se janë gati të bëhen prindër, pasi dashuria e tyre rezultoi të ishte e fortë dhe reale.
