Borës apo Triksës? Kujt ia dedikon Donaldi këngën e re, dyshimet nga teksti (VIDEO)

1 September 2022, 20:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Borës apo Triksës? Kujt ia dedikon Donaldi këngën e re,
Bora, Donald dhe Beatrix

Trekëndëshi Bora Zemani-Donald Veshaj-Betariks Ramosaj u bë pak kohë më parë një nga temat me më shumë interes dhe më të komentuara në rrje teksa për ta vazhdon të flitet edhe sot.

Ditën e sotme Donaldi ka publikuar videoklipin e tij më të ri të titulluar "Hesht". Menjëherë pas publikimit në rrjet është komentuar menjëherë si një dedikim ndaj Borës, por ka disa indicie që na bëjnë ta shohim më tepër si një peng ndaj Trixës e dedikim për të.

Donaldi në tekst thotë:

“Jo mos ki frikë se nuk jena tu bo faj!”, Rikujtojmë se Trixa në këngën që realizoj pas daljes nga Big Brother realizoj këngën “faj”, ku i dedikohej Donaldit e duket se ai tani po i kthen një përgjigje.

“Të kuptoj me sy më mirë se me fjalë!”- shpeshherë Trixa bllokohej për të folur e të dy pretendonin se kuptoheshin me sy.

“Ta ni zonin në videot tona të vjetra, e zoni jot më përlot.”- Dhe Donaldi e Triksa kanë shumë video nga Big Brother Vip e shumë kolazhe bëjnë ndjekësit e tyre.

Dhe detaji më kryesor: Ju kujtohet premtimi që bën në dhomë të rrëfimit teksa Donaldi e kapi për dore dhe tha: une e dua! Ndërkohë që Trixa u shpreh se nëse ai do të hidhej, do të hidhej dhe ajo. E pra të dashur miq Donaldi vendosi të hidhej nga shkëmbi në këtë videoklip.

Ndonse tani duket pranë Borës dhe mjaft të qeshur prap gjykojeni vetë, për kë mendoni se është dedikim kënga “Hesht”?!


Video