S'ka më dyshime, Evi Reçi dhe Kledi Hysa kapen "mat" së bashku (FOTO)

1 September 2022, 15:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
S'ka më dyshime, Evi Reçi dhe Kledi Hysa kapen "mat"
Evi Reçi dhe Kledi Hysa

Prej kohësh këngëtarja dhe prezantuesja Evi Reçi përflitet për një lidhje romantike me ish-banorin e "Big Brother Vip", Kledi Hysa. Burime pranë tyre e kanë konfirmuar lidhjen, megjithatë asnjë prej çiftit nuk e kanë komentuar dhe as nuk kanë konfirmuar këtë gjë, ndonëse nuk i shmangin komentet dhe batutat për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pavarësisht se nuk janë ende bashkë publikisht në media e në rrjetet sociale, ata mesa duket dalin hapur e nuk fshihen aspak në ambientet e kryeqytetit e kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme.

Pasi ishin së bashku pjesë e protestës për mbrojtjen e grave dhe të vajzave ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe disa miqve të përbashkët, ndërsa dukeshin shumë të afërt dhe të pashqetësuar, ashtu siç në fakt duhet të jenë.

Kjo gjë konfirmohet nga fotot e mëposhtme të publikuara nga "News31", teksa shihen në një lokal së bashku. Duhet thënë po ashtu që Evi dhe Kledi shkojnë shumë bashkë dhe formojnë një çift mjaft simpatik.



Video