Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja Elvana Gjata është hasur në një moment të këndshëm, teksa po ecte me makinë në rrugë.
Artistja ka ndeshur një vajzë e cila po dëgjonte këngën e saj “Loti” me volum të lartë. Elvana e ka parakaluar dhe nuk hezitoi t’i përshëndeste duke dalë te xhami i makinës.
Elvana shihet duke kënduar dhe u dërgon një puthje me dorë. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në Instagram edhe nga vetë Elvana.
Kemi parë raste të shumta kur videot e publikuara në TikTok kanë bërë që Policia të ndërhyjë kur është patur nevojë për ndërhyrje. Nuk dihet nëse do ndërhyjë edhe në këtë rast.