Amazon padit adminët e 10 mijë grupeve në Facebook

20 July 2022, 18:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Amazon padit adminët e 10 mijë grupeve në Facebook

Amazon është duke ndërmarrë hapa ligjore kundër administratorëve të më shumë se 10,000 grupeve në Facebook. Kompania thotë se grupet po gjenerojnë komente të rreme në tregjet e Amazon në SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Japoni.

Gjiganti i teknologjisë thotë se grupet ofrojnë para ose mallra falas në këmbim të komenteve që postohen si revieë te Amazon.

Një nga grupet, i hequr në fillim të këtij viti nga kompania mëmë e Facebook, Meta, kishte 43,000 anëtarë. Grupi quhej "Amazon Product Review".

Pasi njerëzit në grup të kishin blerë produkte të zgjedhura dhe të kishin lënë komentet e tyre, administratorët do t'i rimbursonin ato. Përfshihej një gamë e gjerë mallrash, duke përfshirë stereo makinash dhe mbajtëse kamerash e telefonash.

Një numër i madh komentesh rrisnin dukshmërinë e shitësve në platformat e Amazon, si dhe i vendosin ata më lart në rezultatet e motorëve të kërkimit.

Shitësit e Amazon mund të paguajnë në mënyrë legjitime për shërbimet që premtojnë të rrisin vlerësimet e tyre në internet, pa e ditur domosdoshmërisht se kjo do të kryhet në formën e rishikimeve të rreme.

Një shembull i shpërndarë ishte një postim në Facebook që ofronte "R*fnd Aftr R*veë" (rimbursim pas rishikimit).

Rreth gjysma e grupeve u hoqën nga Meta pasi u raportuan nga Amazon. Megjithatë, Amazon i tha BBC-së se administratorët e të gjithë këtyre grupeve ishin në shënjestër të padive.

 


Video