Pak ditë më parë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një qytetar ishte paraqitur në Spitalin e Traumës pasi i kishte vendosur një unazë inoksi në organin gjenital!
Kur lexoje titullin të dukej si lajm që vinte shumë larg territorit tonë!
Por jo, qytetari ishte nga Tirana!
Unaza i kishte ngecur dhe mjekët u ndodhën përballë një rasti që nuk dinin se si ta zgjidhnin deri sa... thirrën zjarrfikësit e kryeqytetit për ta prerë me gur fleksibël.
Edhe për zjarrfikësin specialist ishte hera e parë që ndërhynte në një situatë të tillë.
Ka marr pjesë dhe ka dhenë ndihmën e tij në raste tërmeti, përmbytjesh, zjarresh, por për t'i hequr unazën në penis një mesoburri, nuk e kishin thirrur ndonjëherë.
Me siguri një moment që do ta mbaj mend gjatë në jetë!
Duke mos qenë një situatë që nuk ndodh përditë, nga ajo që u pa në video, edhe për mjekët dhe infermierët ishte një moment i cili u shoqërua me batuta.
Të shumtë ishin ata që e filmuan ndërhyrjen e rrallë të zjarrfikësit në spitalin ushtarak.
Në ato momente ai ishte "mjeku" i duhur që e shpëtoji nga sikleti zotërinë i cili kishte jo pak dhimbje për shkak të aksesorit që mesa duket nuk e ka vendin aty.
Batuta më e shpeshtë që shoqëroi këtë lajm ishte: “kam 20 vjet me burrin dhe tani po e kuptoj që unazën e paska vendosur në gishtin e gabuar”..:)
Unazat e penisit janë krijuar kryesisht për të kufizuar qarkullimin e gjakut në zonën e penisit.
Ky qarkullim i kufizuar ndihmon në mbajtjen e një ereksioni më të fortë, dhe e bën organin më të ndjeshëm ndaj prekjes.
Përfitime, sigurisht që ka edhe partnerja: Unaza e penisit mund të ndihmojë një burrë që ka tendencë të ejakulojë shpejt ose ka vështirësi në mbajtjen e ereksionit.
Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi fantazitë seksuale të shqiptarëve duket se janë shtuar.
Mësuam se disa kohë më parë, po në Spitalin e Traumës ishte paraqitur një tjetër burrë që kishte futur në anusë një shishe e cila mban ilaç për ngordhjen e mizave( shih foton bashkangjitur).
Po, një zotëri e kishte futur nën vete këtë "kanoçe" dhe kjo ka ndodhur po në kryeqytetin tonë, jo larg... në Indi.
Burri nga Tirana kërkoi ndihmën e mjekëve pasi nuk mund ta nxirrte vetë, dhe shfaqi shenja nervozizmi kur mjekët ishin habitur prej veprimit të tij.
Për të ndoshta ka qenë një veprim normal!
Por situatat e sikletshme me të cilat përballen mjekët nuk përfundojnë me kaq.
Bluzat e bardha thonë se një nga shqetësimet që është shtuar vitet e fundit spitaleve është thyerja e organit gjenital.
Pyetja naive që vjen është se, duke pasur parasysh që nuk ka kocka në penis, a mund të thyhet me të vërtetë?
Rezulton se ka një dëmtim fatkeq të quajtur "frakturë penile" që me të vërtetë mund të ndodhë gjatë marrëdhënieve seksuale.
Zakonisht kjo ndodh gjatë seksit të rregullt vaginal me gruan në krye, por mund të ndodhë në pozicionin misionar ose gjatë akrobatikës seksuale.
Mjekët këto raste i vendosin në allçi si dhe gjymtyrët që kanë kocka.
Rastet me kësi thyerjesh që paraqiten për ndihmë në Spitalin e Traumës janë të shumta.
Kjo u ndodh meshkujve që kryesisht marrin sasi të konsiderueshme viagre përpara një akti seksual.
Po si shpjegohet kjo rritje e shfrenuar e fantazive seksuale në vendin tonë aq sa është kthyer në statistikë, tashmë.
Sociologët thonë se fantazitë seksuale janë shtuar vitet e fundit, dhe më së shumti kanë ndikuar filmat pornografik që shikojnë.
Sipas tyre këto eksperimente shumica e meshkujve i bëjmë me të dashurat, dhe jo me gratë e tyre.
Ndërsa lidhjet me pranga, dhuna gjatë aktit apo dhe Dubai Porta Potty janë kthyer në normë.
Fetishi seksual në psikologji gjendet në teorinë psikoanalitike të Sigmund Frojdit.
Ishte vetë ai që i dha përkufizimin e tërheqjes anormale seksuale ndaj një sendi ose një pjese të trupit që nuk ka shumë të bëjë me funksionin riprodhues.
Midis këtyre objekteve dhe situatave pa një funksion të qartë riprodhues, por që aktivizojnë një përgjigje seksuale do të kishim, veshje lëkure, kamxhikë, zinxhirë, pranga, unaza etj.../VOX News