Operatoren Turistike e “merr në qafë” Faceapp-i dhe e bën meme, Fevziu e nxorri zbuluar (FOTO)

20 July 2022, 18:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operatoren Turistike e “merr në qafë” Faceapp-i dhe e
Florina Himzo dhe Blendi Fevziu

Vajzat po përdorin masivisht "Photoshop-in" apo efektet e  “Instagramit” “Spanchatit” apo dhe “FaceApp” për të rregulluar fotot e tyre që postojnë në rrjetet sociale. Ato shfaqen më të bukura dhe më të kuruara në fotot me efektet e rrjeteve sociale.

Këtë gjë ka bërë dhe operatorja turistike Florina Hizmo, por është nxjerrë zbuluar nga moderatori Blendi Fevziu për përdorimin e programit "FaceApp" për rregullimin e fotos.

Gjatë një interviste të dhënë për “Opinion”, fotografët kanë shkrepur disa foto të Hizmos dhe Fevziut teksa ishin duke zhvilluar intervistë. Foto e cila ashtu si ishte e freskët nga aparati i fotografit, e paedituar, është postuar nga gazetari në llogarinë e tij në “Instagram”. Mirëpo, e njëjta foto e kaluar njëherë nëpër programe dhe e rregulluar është shpërndarë dhe nga Hizmo.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve të cilët kanë krahasuar foton e hedhur nga Fevziu me foton të postuar nga operatorja, duke krijuar meme nga meme nga më të ndryshme të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit. Ato më intersantet mund t'i shihni n foto-galerinë e mëposhtme.



Video