Vuçiç në konferencë për sulmin në veri të Kosovës, zyrtarët serbë: Do ekspozojë gënjeshtrat e Kurtit

24 September 2023, 16:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç në konferencë për sulmin në veri të
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të mbajë një konferencë për mediat në orën 20:00, ku pritet të flasë për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë nje efektiv i policisë së Kosovës.

Ndryshe nga realiteti, ku një grup terroristësh serbë të armatosur rëndë sulmuan veriun e Kosovës, Vuçiç pritet t’i hedhë benzinë zjarrit, me reagimin e tij.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’i ekspozojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë e Metohi”, ka thënë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dënuar vrasjen e një efektivit të policisë sot në Banjskë të Zveçanit, duke e cilësuar atë si një akt terrorist, për të cilin ka fajësuar drejtpërdrejt Beogradin.


Video