Familja e policit të vrarë në Kosovë: Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri!

24 September 2023, 13:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Familja e policit të vrarë në Kosovë: Të vdesësh
Afrim Bunjaku

Familjarët e efektivit të vrarë të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga sulmi i një grupi të armatosur në veri, deklaruan në një postim në rrjetet sociale, se i afërmi i tyre ra në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial të vendit.

Ata shkruajnë se të vdesësh për Atdheun është njësoj sikur të rilindësh përsëri.

*Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri*

Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* ,

Familja e policit të vrarë në Kosovë: Të vdesësh

Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes.


Video