Kurti për “The Guardian”: Vuçiç më shan në serbisht në takime, Lajçak dhe Borrell nuk ndërhyjnë

24 September 2023, 15:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kurti për “The Guardian”: Vuçiç më shan
Takimi me Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësimin e Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se brenda tryezës së bisedimeve, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e fyen atë dhe se ndërmjetësi Lajçak “nuk bën përpjekje që ta ndëprejë e as ta dënojë”.

“Ai (Vuçiçi) më ofendon dhe më shan në serbisht shumë shpesh gjatë këtyre dy viteve”, i ka thënë Kurti medias “The Guardian”.

“U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërprejnë dhe dënojnë, por kjo nuk ndodhë kurrë”, ka thënë Kurti.

“Ndjehet si një dhunues shkolle të cilit i jepet nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i [Vladimir] Putinit”, tha Kurti.

Këto deklarata Kurti i ka bërë gjatë një intervistë për “The Guardian” dhënë para ngjarjes së rëndë të vrasjes së një polici dhe plagosjes së dy të tjerëve nga formacione ushtarake të paidentifikuara.


Video