Një grup prej më shumë se 30 serbësh të armatosur rëndë, prej disa orësh po strehohen në një manastir në Veri të Kosovës, pasi sulmuan dhe vranë një polic shqiptar si dhe plagosën një tjetër.
Nga uniformat e tyre u ngritën dyshime se ata nuk janë banorë të thjeshtë serbë, por terroristë të mirëorganizuar me uniforma të mercenarëve rusë të “Wagner”, mjete të blinduara, mitralozë, granata dhe raketa anti-tank.
Tashmë burime jozyrtare thonë për “Albanian Post” se pjesë të kësaj njësie janë elementë nga “Obrazi” serb, Spetsnaz-i rus dhe mercenarët e “Wagner-it”.
“Obrazi” është një organizatë serbe e ekstremit të djathë e njohur për lidhjet e saj me Qeverinë atje.
Ajo u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, por e gjeti rrugën të regjistrohej me një tjetër emër.
Sa i takon "Wagner"-it nuk do të ishte hera e parë që shfaqet në trazirat e veriut të Kosovës, pasi elementë të tyre janë konfirmuar më herët nga zyrtarët më të lartë të Kosovës.
Ndërkaq Spetsnaz janë një njësi e fshehtë ruse, që i caktohen llojet e misioneve të fshehta, me rrezik të lartë.
Kjo duke përfshirë këtu një urdhër të dukshëm për të kapur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha dislokimet e fundit, duke përfshirë Krimenë, Donbasin dhe Sirinë.
Forcat Spetsnaz janë veçanërisht të orientuara drejt operacioneve të “luftës politike”, duke reflektuar interesin e veçantë të Moskës për integrimin e misioneve ushtarake konvencionale me “masa aktive” të fshehta.
Ato janë pjesë e inteligjencës ushtarake.
Megjithëse forcat Spetsnaz konsiderohen si një aset strategjik, ato “i huazohen” komandave territoriale për vendosje operacionale në kohë lufte.